TIRANË– Një 3-vjeçar ka humbur jetën pasi kishte shkuar për të marrë shërbim dentar në një klinikë private në Tiranë.
Gazetarja Gerta Vasku raporton se ndërhyrja kirurgjikale për dhëmbët është bërë nga e bija e mjekut Roland Xhaxho, e cila është mjeke dentiste, ndërsa anestezia është kryer nga vetë mjeku Roland Xhaxho.
Të dy janë në hetim në gjendje të lirë nga policia./abcnews.al