VIDEO / Shkoi nga Durrësi, kapen 30 kg heroinë dhe kokainë në Bari

schedule14:33 - 10 Prill, 2020

schedule 14:33 - 10 Prill, 2020

Gurdia Di Finanza Italiane e Barit ka arrestuar një 47 vjeçar shqiptar shofer i një kamioni që transportonte veshje nga Shqipëria në Itali.

Në kamionin tip Volvo u gjetën rreth 30 kg drogë e tipit heroinë e kokainë.

Kamioni ishte nisur nga Durrësi e kishte mbërritur dje ( 9 prill 2020)  në portin e Barit me linjën e tragetit M/N Marina.

Ndalimi i tij u bë në afërsi të stadiumit të Barit gjatë një postblloku rrugor  për parandalimin e përhapjes së COVID 19 e kontrollit të lëvizjes së automjeteve.

47 vjeçari shqiptar ka deklaruar se po transportonte veshje në Piacenza e në Bergamo.

Nuhatja e qenëve antidrogë zbuloi se në kabinën e shoferit ishin fshehur lëndë narkotike.

Në brendësi të kamionit u gjetën 19 pako drogë baraz me 12.1 kg kokainë e 8.8 kg heroinë. Kokaina ishte paketuar në 11 pako e heroina në 8 pako.

Shoferi shqiptar është vënë nën pranga me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e ndodhet në izolim të detyrueshëm për shkak të pandemisë COVID 19.

Autoritetet italiane informojnë se kanë nisur një proces hetimor për zbardhjen e kanalit të këtij trafiku droge.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!