Shkoi në Izrael për të luftuar terroristët e Hamasit, del foto e parë e truprojës së Taylor Swift

schedule15:17 - 18 Tetor, 2023

schedule 15:17 - 18 Tetor, 2023

Truproja e Taylor Swift shkoi në Izrael për të luftuar terroristët e Hamasit. Tre muaj më parë roja, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u bë viral për mënyrën se si e mbrojti këngëtaren gjatë koncertit të saj. Burri në fjalë, i cili thuhet se ishte anëtar i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) përpara se të vinte në SHBA, u kthye në Lindjen e Mesme sepse “nuk mund të qëndronte pranë artistes kur familjet masakroheshin dhe digjeshin të gjallë në shtëpitë e tyre”, shkruan Israel Hayom.

Ai u bëri thirrje të tjerëve që “të mos rrinë duarkryq dhe të mos jenë në anën e gabuar të historisë. Do të ishte një fyerje për kafshët anembanë botës t’i quash këta terroristë ‘kafshë’.”

Truproja u hyjnizua në TikTok në një video që tregonte atë duke e shoqëruar Taylor Swift jashtë skenës pas një prej koncerteve të saj. Në video dukej se po shqyrtonte njerëzit. në koncert. Një ndjekës shkroi: “Në gjashtë sekonda, në gjashtë sekonda, ai përfshiu një mijë njerëz në turmë. Çfarëdo që Taylor Swift t’i paguajë, nuk mjafton.”

Swift u kritikua kohët e fundit nga “fansat e saj të zhgënjyer” për mosmbajtjen e qëndrimit ndaj sulmeve terroriste të Hamasit në Izrael./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!