“Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda”/ Homazhe për mjeshtrin e humorit, Drejtori i teatrit Migjeni: Dëshira e tij, detyrë për mua

schedule12:31 - 25 Nëntor, 2023

schedule 12:31 - 25 Nëntor, 2023

Për kolegët, ndarja nga jeta e Zef Dedës është një dhimbje e madhe. Në homazhet në nder të tij, aktorja e njohur shkodrane Drane Xhaj thotë se me artin dhe veprat e tij, ai do të jetë i përjetshëm.

“Janë ditë të dhimbshme, jo vetëm për ne kolegët, por për gjithë qytetin, artdashësit. U shua një yll, ra një meteor, u largua një legjendë, por shkëlqimi i tij do jetë i përjtshëm, sepse Zef Deda nuk vdes kurrë. Ai do jetë gjithmonë në të gjitha gzimet familjare të shqiptare. Kudo kemi shkuara jashtë Shqipërisë, ‘Baca Zef” e kanë thirr, edhe kështu do e mbajnë gjithmonë, sepse me artin e tij me kontributin e tij ai është i përjetshëm. Kam 45 vjet në skenë, unë jam rrit me Zefin, ka qenë fat i madh që kam qenë në këtë turp, në krah të tij kam pas shumë kujtime. E kam pas pjesë të familjes,” -tha ajo.

Drejtori i Teatrit Migjeni Arjan Çuliqi, tregon dëshirën e fundit, të mjeshtrit të madh të humorit.

“Largimi i Zef Dedës, është një humbje e madhe jo vetëm për qytetin tonë, por për gjithë shqiptarinë. Zefi ishte një aktor multidimensional, një aktor me cilësi tepër të rralla, akoma edhe sot nuk ka aktorë të tillë. Zefi kishte një vokal të rrallë. Kishte një dëshirë të madhe ta ngremë estradën në kohët e dikurshme. Dëshira e tij, për mua është detyrë që ta ngrejm estradënë ato nivele që ajo e meriton.” tha ai, pas homazheve.

I prekur nga ndarja nga jeta e Zef Dedës, aktori Sejfulla Myftari i njohur si Cekja i Beratit u shpreh se Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda.

“Është humbje e madhe. Shkodrës nuk i vjen më një si Zef Deda,simbol i humorit shqiptar. Me Zef Dedën kam kujtime të mrekullueshme. Karakteti i jashtëzakonshëm e bente mjaft të vecantë.” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!