Shkodrani me paterica që u bë yll cirku. Nga shfaqjet në rrugë te kontrata me kompaninë e madhe

schedule11:57 - 14 Dhjetor, 2023

schedule 11:57 - 14 Dhjetor, 2023

Artisti i cirkut, Besmir Sula punoi shumë në pasionin e tij dhe në fund u shpërblye për këtë. Ai nisi të kërcejë fillimisht në skenë shumë vite më parë, por as këtu siç thotë ai nuk e ndiente veten artist të kompletuar dhe për këtë vijoi sërish në rrugë, për të perfeksionuar lëvizjet e tij në këtë sport, i cili siç thotë ai është i bukur, por shumë sfidues.

Ai merrte pjesë nëpër video-klipe, por thotë se kjo nuk e bindte atë të qëndronte në këtë fushë, ndaj zgjodhi të provojë jashtë vendit.

Gjatë një interviste për ABC e Mëngjesit, Sula, thotë se përpjekjet jashtë vendit kanë dhënë rezultat, dhe sot është pothuajse gjatë gjithë vitit nëpër shfaqje dhe madje ka nënshkruar kontratë bashkëpunimi me një kompani të madhe.

“E kam nisur nga skena, por më vonë zgjodha të performojë në rrugë se e ndjeva veten më të lirë dhe më të vlerësuar dhe më pas ndoqa ëndrrën time për të performuar në kompaninë e cirkut. Nuk ka qenë e lehtë.  Nuk është vetëm aftësia jote, por duhet të gjesh momentin dhe kohën e duhur. Në atë kohë, bëhet fjalë para 8 vitesh ishte… as formimi im nuk është ai që është sot dhe nuk u ndihesha artist dhe nuk kishte të ardhme thjesht për të performuar në një video-klip ose në një shfaqja . Kështu që zgjodha rrugën, bashkë me një mikun time që të fillojmë dhe të krijojmë ëndrrat tona, pak jashtë Shqipërisë. Provuam piacat e Riminit dhe Milanos dhe pastaj vazhdoj avash avash duke u krijuar dhe arritën ku jemi sot. Cirku kontemporan flet dhe tregon histori. Ne vendosim 60-70 shfaqje në vit. Prej majit deri në shtator apo tetor jemi gjithë kohës në udhëtim. Është shumë e lodhshme, por është shumë e bukur”, shtoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!