Në studion e “ABC Mëngjesit” ishte i ftuar boksieri shqiptar Nelson Hysa, një boksier i dy kategorive siç e tha edhe vetë ai, boksier olimpik dhe boksier profesionist.
“Unë jam boksier i dy kategorive. Boksier i sportit olimpik dhe boksier i sportit profesionist”, shpjegoi ai.
Më pas ai po ashtu shpjegoi edhe ndryshimin mes këtyre dy kategorive.
“Boksi olimpik është me 3 raunde dhe jemi të veshur me kostume sportive, ndërsa boksi profesionist, ka titujt dhe ka numrin të lart raundesh, fillojnë nga 4 deri në 12 raunde”, shtoi ai.
Hysa tha se merret me boks prej 23 vitesh, ndërsa është rritur nën urdhrat e të madhit Zef Gjoni.
“Kam 23 vite që merren me boks. E kam filluar i vogël. Jam boksier 100% e Zef Gjonit. Kemi 23 vite rrugëtim bashkë, pa ndaluar asnjëherë, pa pasur asnjë keqkuptim dhe tanimë po vazhdojnë ende bashkë”, theksoi Hysa.
Duke u kthyer pas në fëmijëri, boksieri u shpreh se nuk ka qenë një fëmijë trazovaç. Duke shtuar se kur merresh me një sport, nuk ke kohë me dalë në rrugë.
“As në fëmijëri, as tani i rritur nuk jam trazovaç. Normalisht duke u marrë me sport nuk ke kurrë kohë me u marrë me gjëra në rrugë, je gjithmonë i angazhuar të ajo që do me arrit. Unë sukseset i kam që në rini të hershme. Që në rini kam marrë tituj kampion, po ashtu kam sjellë medaljen e parë evropine në Shqipëri” u shpreh ai.
Në lidhje me faktin se ku e ndjen ai më mirë veten, në boksin olimpik apo atë profesionist, Hysa tha se me boksin olimpik është marrë për 23 vite, ndërsa ka më shumë se një vit që merret me boksin profesionit, por për këtë të fundit shtoi se ka më shumë vëmendje.
“Të them të vërtetën unë kam 23 vite që bëj boks olimpik, por kohët e fundit ka bërë boks profesionist. Normalisht ka vëmendje më të madhe dhe ka tituj më të mëdhenj” tha boksieri.
Boksi profesionist kërkon më shumë impenjim, e për këtë Hysa tha se tanimë stërvitet 3 herë në ditë dhe stërvitja nis në 7 të mëngjesit me vrapin, në orën 11:30 është stërvitja e tretë dhe në 18:00 është stërvitja e tretë.
Sa i përket tërheqjes nga ky sport Hysa tha se ky sport nuk ka një moshë të caktuar, deri në momentin që nuk të përgjigjet më trupi.
Kampioni po ashtu ushtron edhe profesionin e pedagogut në Universitetin e Sporteve.
“Po jam pedagog në Universitetin e Sporteve dhe mundohem që këtë të mirë që kemi marrë nga sportit t’i transmetojmë të ata që janë pak më të ri se ne. T’i shpjegojmë që sporti ka një të ardhme shumë të ndritur për çdo të ri”, u shpreh Hysa.
Sporti i boksit dhe çdo lloj sporti, për Hysën është shumë i mundimshëm dhe normalisht të merre një pjesë të mirë të ditës, por edhe kur ke kohën e lirë ka nevojë që trupi të pushojë.
Nelson është babai i një djali, por si duket ai nuk do të pasojë të atin në sportin e boksit, pasi Hysa zbulon se ai ka shumë qejf notin.
“Jo, çuni nuk do të merret me boks. Ka shumë qejf notin, ndërsa unë kam shumë qejf ta bëj atlet”, shtoi boksieri.
Ai tregoi dhe historinë kur bëri 3 ndeshje brenda javës, që nuk janë normale për këtë sport.
“Në fakt kisha një ndeshje shumë të madhe, për një titull që them faleminderit zotit dhe punës që arrita me e marrë në Gjermani. Është titull i federatës numër një boksin botëror. Ndeshja ishte emocionuese pasi kishte shumë shqiptarë. Kur u ktheva, ishte planifikuar kampionati kombëtar i boksit olimpik dhe unë kisha dëshirë që thyeja rekordet e mia, pasi unë jam rekordmen. Kisha dy ndeshje përballë dy çunave të rinj, me të ardhme të ndritur, i fitova të dy ndeshjet dhe tani jam i qetë” sqaroi ai.
Sa i përket ndeshjen së madhe në Gjermani, Hysa tha se ndeshja e tij ishte ndeshja kryesore e natës, të cilin ai e mbylli për pak minuta.
Në fund ai sqaroi edhe lajmin e rremë se boksieri ia dedikoi fitoren nënës së tij të ndjerë, pasi nëna e tij jeton dhe lajmi ka dalë për një shok tjetër, të cilit nëna e ka ndërruar jetë.
Sa i përket atij, ai tha se fitoret ia dedikon të gjithë familjes së tij, por sidomos gruan dhe djalit, pasi ata vuajnë më shumë mungesën e tij.
E taksa ishte te familja ai tregoi edhe sesi e njohu bashkëshorten e tij, marrëdhënie e cila ka filluar që në gjimaz para 20 vitesh.
“Me bashkëshorten jam njohur 20 vite më parë, pasi kemi në të njëjtin gjimnaz. Ajo vjen me shoqëron gjithmonë në të gjitha ndeshjet, madje ndonjëherë është edhe kritike” sqaroi kampioni shqiptar.
Në lidhje me planet për të ardhmen, Hysa tha se tani është ranku të një federatë, e cila është më e mira në botë, WBC dhe nga aty po pret shumë, pasi ka marrëdhënie me menaxherë të njohur në të gjithë botën./abcnewsa.al