Shkodra zonë e “nxehtë”, Ardi Veliu firmos largimin e Niko Brahimajt, kush është drejtuesi i ri i policisë

schedule10:16 - 5 Korrik, 2021

schedule 10:16 - 5 Korrik, 2021

Vetëm dy vite ka zgjatur drejtimi i Niko Brahimajt në krye të Policisë së Shkodrës. Ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura në vend përgjatë ditëve të fundit kanë sjellë furtunë ndryshimesh në rang drejtuesish në të gjithë qarqet e goditura nga krimi.

Shkodra si një zonë e nxehtë sa i përket kësaj situate ka qenë ndër qarqet e para të skeduara për ndryshimi. Kështu Brahimaj është larguar nga kreu i bluve të Shkodrës duke u emëruar drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Në vend të tij është emëruar Skënder Hita, i cili më herët ka mbajtur detyrën e zv/drejtorit të Policisë së Gjirokastrës.

Lexo edhe: Veliu i beson Elbasanin Gjovalin Lokës, drejtori ka një bast të rëndë

Javën e kaluar Velipoja, pjesë e qarkut Shkodër, u godit nga një ngjarje e rëndë, ku një sherr i nisur për shezlonget dhe rërën në plazh përfundoi në masakër me katër të vrarë mes tyre edhe një kamarier 20-vjeçar i ndodhur rastësisht në vendin ku ndodhi ngjarja.

Në mes të muajit maj 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet i vrarë një ditë më parë pranë liqenit në lagjen Guerrile me 5 plumba në trup. Ai ishte shpallur i humbur prej 3 ditësh nga familjarët.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim Ibrahim Licin, si autor të dyshuar të vrasjes, i cili prej disa kohësh është në kërkim dhe për disa ngjarje të tjera kriminale.

Më 29 Maj Mark Kodra, 47-vjeç banues ne fshatin  Bleran Bardhaj, vrau me armë zjarri shtetasin Emiljan Ndou.

Ndërkohë në fillim të muajit qershor, Shkodra u godit nga krimi në familje ku vëllai vrau me armë të motrën dhe e mbajti dy netë në banesë. Ngjarja u zbulua pas dyshimeve të pastueses e cila e kishte telefonuar disa herë viktimën dhe nuk kishte mundur të lidhej me të. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!