Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkodra “vatër e nxehtë” infeksioni, 12 raste të reja me koronavirus në 24 orë

schedule13:12 - 16 Prill, 2020

schedule 13:12 - 16 Prill, 2020

24 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus këtë të enjte në vendin tonë duke e çuar në 518 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar deri më tani.

Harta e të prekurve është zgjeruar në 7 qytete, ku kryeson për raste të reja Shkodra me  83 te infektuar deri më tani,  ndërsa i është shtuar hartës së qyteteve me të infektuar me koronvairus edhe Mallakastra.

Mallakastra ka shënuar rastin e parë të personave me Covid 19 që ëhstë infermierja e qendrës shëndetsore të Aranitas.

Rastet e reja në 24 orët e fundit

12 raste Shkodra

3 raste Tirana

3 raste Kukësi

3 raste Fieri

1 rast Kavajë

1 rast Korçë

1 rast Mallakastër.

Mes të 24 të infektuarve 6 prej tyre ishin personel mjekësor. Ndërkohë fatkeqësisht në 24 orët e fundit ka humbur betejën me koronavirusin një 64 vjeçare duke e çuar bë 26 numrin e viktimave në Shqipëri. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!