Shkodra si Napoli, mbeturinat do të mbeten rrugëve

schedule16:20 - 7 Janar, 2021

schedule 16:20 - 7 Janar, 2021

Landilli i Bushatit ka mbyllur dyert për depozitimin e mbetjeve të bashkisë së Shkodrës për shkak të mosnëshkrimit të kontratës si pasojë e rritjes së çmimit të depozimit të mbetjeve nga Bashkia Shkodër.

Kamionët me plehra qëndrojnë tek dera e landfillit të Bushatit prej së mërkurës.

Ndërsa katër të fundit po mbledhin mbeturinat dhe pritet të rreshtohen tek dera e vend depozitimit të mbetjeve.

Pas ditës së sotme pritet që koshat me plehra mos pastrohen.

Vendimi nga Bashkia e Vaut të Dejës për rritjen 43% me tvsh të tarifës së depozitimit të mbetjeve urbane për bashkinë e Shkodrës por dhe Lezhës. Që do të thotë nga 863 leke do të bëhet 1500 leke për 1 ton.

Kjo rritje që do të ndikoje në xhepat e qytetarëve është kundërshtuar nga kryetarja në detyrë e Shkodrës Voltana Ademi, e cila është në pritje të zgjidhjes së këtij problemi nga institucionet qendrore dhe  prefektura. Shoqëria që menaxhon landfillin, ka sqaruar se mbyllja e landfillit ka ardhur si  e mosnënshkrimit të kontratave të reja për 2021./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!