Shkodra, qarku i dytë më i prekur nga koronavirusi, presidenti Meta-Manastirliut: E domosdoshme rritja e efikasitetit të masave

schedule14:29 - 6 Prill, 2020

schedule 14:29 - 6 Prill, 2020

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me situatën e përhapjes së koronavirusit në Shkodër.

Kreu i shtetit është shprehur se ka diskutuar me prefektin dhe me kryebashkiaken Voltana Ademi si dhe ka kontaktuar me pas me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që të forcohet bashkëpunimi mes pushtetit qëndror dhe atij vendor për masat që duhen marrë.

Ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta shkruan se gjatë këtyre bisedave ka theksuar domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të masave që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Postimi i plotë:

Nisur nga përkeqësimi i treguesve të përhapjes së pandemisë ? #COVID19 në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot biseda telefonike me Prefektin e Qarkut, z.Çesk Millja dhe Kryetaren e Bashkisë, znj.Voltana Ademi.

U informova prej tyre për situatën dhe përpjekjet e autoriteteve vendore për të ndihmuar banorët e prekur dhe masat e marra për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës.

Duke u shprehur solidaritetin dhe mbështetjen time për të gjithë banorët e Qarkut Shkodër të prekur nga ?#COVID19, të cilëve ju uroj shërim të shpejtë, theksova domosdoshmërinë e rritjes së efikasitetit të masave që duhen marrë për mbrojtjen e shëndetit të çdo qytetari.

Për situatën në Bashkinë dhe Qarkun e Shkodrës, zhvillova sot edhe një bisedë telefonike me ministren e Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu.

Theksova rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis autoriteteve qendrore dhe vendore, me qëllim izolimin e përhapjes së mëtejshme të këtyre rasteve dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për respektimin e të gjitha udhëzimeve dhe kufizimeve të bëra publike për shkak të pandemisë globale ?#COVID19.

Bashkëpunimi më i ngushtë midis qytetarëve dhe institucioneve është garanci kryesore për përballimin sa më efikas të kësaj pandemie.

Duke theksuar se shëndeti i çdo qytetari është prioriteti ynë absolut, dhe se në këtë situatë kërkohet përgjegjshmëri maksimale, bashkëpunim, profesionalizëm, përkushtim dhe transparencë, i ftoj edhe njëherë të gjithë qytetarët, në veçanti të Qarkut Shkodër, të respektojnë me përpikmëri protokollet shëndetësore, këshillat e stafeve të specializuara mjekësore, të ndjekin dhe të zbatojnë vetëm sugjerimet e institucioneve shtetërore. ?? Cakaj: Të dua përtej fjalëve, Shqipëri! Zhvillim historik në ditë të vështira./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!