Shkodra organizon festivalin e kulinarisë, Spahia: Falë këtij eventi, qyteti mori jehonë edhe në Itali

schedule20:34 - 16 Korrik, 2022

schedule 20:34 - 16 Korrik, 2022

I pari i këtij lloji në vendin tonë, një markë që do ta bëjë Shkodrën të njohur kudo në arenën ndërkombëtare. “SHIFE”, Shkodra International Food Event e shndërroi sheshin përpara bashkisë së qytetit në një panair të madh ku u shpalosen vlerat më të mira turistike dhe të veçantat e territorit, që nga prodhimet bujqësore, tek gatimet tradicionale etj.

Kryebashkiaku Bardh Spahia së bashku me shefin e njohur të kuzhinës Carlo Zarri dhe kritikun Edoardo Raspelli duke u ndalur në secilën prej tendeva, shijuan prodhimet dhe pijet e ekspozuara, ku secila prej tyre mban shijen e vet unike.

Spahia thotë se shumë shpejt Shkodra do të jetë një rajon i cili do të ketë hapësirën e vet në arenën ndërkombëtare sa i përket promovimit turistik dhe ofrimit të risive për vizitorët.

Carlo Zari, drejtues i Villa San Carlo ne Cortemillia, shef kuzhine me reputacion nderkombetar, dhe njohes i jashtezakonshem i rrugetimeve kulinare lokale thotë se është shumë i impresionuar me atë çfarë ka parë në Shkodër.

“Jemi shumë të impresionuar. Isha një muaj përpara këtu për të nisur organizimin e SHIFE, kuzhina më ka pëlqyer shumë. Organizimi ishte përfekt dhe jam i gëzuar që kam njohur kuzhinier të ri e të zotet, që duan të rrisinkuzhinën dhe produktet e territorit. Ky është një fat i madh për Shkodrën dhe Shqipërinë.Historia e familjes tonë me gatimin nis në fund të 1800-es me stergjyshen time, më pas gjyshja, babai dhe unë. Unë jetoj në Piemonte, Cortemilia që është nje vend me fat si Shkodra, kjo pasi kemi shumë gjëra të mira, tartuf, lajthi, ndersa ju këtu keni perime e fruta shumë të mira, peshkun e liqenit. Unë kam filluar duke shëtitur botën për të rritur e promovuar produktet e territorit tim si dhe traditat e zones. E këto janë unike sic i keni edhe ju në Shkoder. Pra duhet t’ja njihni botës dhe më pas është bota që vjen këtu për ti provuar dhe që i promovon kudo.”

Thotë se ka pasur mundësi të gatuaj për emra të njohur botëror.

“Pastaj kam pasur fatin të gatuaj për emra të medhenj, e të bëj eksperienca që janë kënaqësi personale. Gjëja e parë qe duhet te keni është pasioni. Me SHIFE kemi bërë eventin e parë të madh ndërkombëtar. Nëse nuk do të kishin qenë mundësitë nuk do të kisha ardhur. Restorantet janë bashkuar, ky është hap i mirë. Është shumë e rëndësishme që të behen grup e të vazhdojnë. Me kryebashkiakun e kemi diskutuar cfarë duhet të bëjnë vitin tjetër. Duhet të vleresoni cfarë ofron territori e ta coni përpara.Kryetari i bashkisë më ka kerkuar që ta ndihmoj që ta kthejmë në një destinacion turistik Shkodrën në botë.”

Shkodra përmes këtij festivali mori të tjera ngjyra festive, ku për 2 ditë me radhë u kthye në një atraksion turistik të vizitorëve të shumtë nga rajoni por edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë. Më herët kryebashkiaku Spahia sëbashku me miqtë nga Italia vizitoi edhe Thethin, ku u njohën me bukuritë dhe ofertën turistike të Alpeve, si dhe në mbyllje bënë një ndalesë në kalanë “Rozafa”, një prej simboleve të qytetit. /abcnews.al/