Shkodra gati për sezonin turistik, çfarë kërkojnë pushuesit

schedule15:25 - 24 Mars, 2019

schedule 15:25 - 24 Mars, 2019

Rajoni i Shkodrës është bërë gati për të pritur turistë dhe pushuesit për këtë sesozn. 80 përqind e kapaciteteve janë prenotuar, ndërsa muzetë, kalaja dhe shtëpitë karakteristike janë më të preferuara për t’u vizituar.

Sezoni turistik është në prag dhe rreth 80% të kapaciteteve turistike në rajonin e Shkodrës janë të prenotuara. Por problemet shfaqen në pikat kufitare në hyrje dhe dalje.

Sokol Hoxha, kryetar i Shoqatës së Turizmit në Shkodër thotë se pavarësisht përpjekjeve të policive kufitare, për lehtësimin e lëvizjeve për turistët e sidomos grupet e organizuara duhet të bëhet marrëveshje mes dy qeverive.

Sokol Hoxha: Në qoftë se duhet të flasim për lëvizjen e lirë të qytetarëve, dikush që vjen për një shëtitje dhe që pretendon të kalojë kufirin duhet të presë dy orë, si në hyrje dhe në dalje.

Edhe në muzetë e Shkodrës kanë nisur kontaktet me operatorët turistikë si pjesë e guidës turistike për vizitorët e ndryshme.

Amila Gjyrezi: Kemi pasur kontakte nga operatorë turistikë. Sezoni sa është hapur. Turistët e parë kanë filluar të vijnë gati një muaj përpara. Nuk kemi mbërritur te fluksi i madh, por jemi te grupet e para turistike.

Sa më pak polici nëpër rruge aq më të sigurtë ndihen turistët e huaj, thotë Sokol Hoxha i Shoqatës së Turizmit.

Sokol Hoxha: Turistët e huaj që vijnë e kanë alergji me pa policë. Mirëpo ne kemi policë sa të duash, polici rrugore, polici nëpër patrulla, policia bashkiake. Sa më pak policë, aq më mirë, aq më të sigurtë e ndiejnë veten. 

Muzetë, kalaja, shtëpitë karakteristike, alpet dhe bregdeti janë atraksionet kryesore turistike në Shkodër. Kurse operatorët turistikë shprehen se nga viti në vit, vizitueshmëria është në rritje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!