Ministri i Mbrojtjes Piro Vengu ndodhet në Vlorë në monitorimin e situatës së shkaktuar nga reshjet e dendura. Ministri Piro Vengu ka deklaruar se ndërhyrjet në Shkodër, veçanërisht në zonat urbane, Bërdicë dhe Dajç, kanë bërë të mundur që qyteti të mbetet i thatë.
Ai theksoi se hidrovorët në Durrës funksionojnë në kapacitet të plotë, ndërsa vështirësitë kryesore janë bllokimi i kanaleve të ujërave të larta, të cilat po trajtohen edhe me mjete të Ministrisë së Bujqësisë. Ministri nënvizoi se FA vepron me ekspertizë dhe mjetet e nevojshme për të bërë ballë situatës, duke dalluar një shtet që reagon nga një shtet pasiv.
“Me ndërhyrjet që janë bërë në Shkodër, në zonat urbane, në Bërdicë dhe Dajç, është bërë e mundur që të kemi një Shkodër që është e thatë. Nuk shohim elementin e të ardhurave që mund të gjenerojë shteti nga energjia. Këto hidrocentrale kanë kuota limite që nuk duhet tejkaluar për efekt të qëndrueshmërisë dhe jetës së njerëzve. Këto janë dy parimet mbi të cilat funksionojmë në këtë situatë.
Të dy hidrovorët në Durrës janë në funksion, janë në kapacitet të plotë. Vështirësitë janë në bllokimin e kanaleve të ujërave të larta, dhe ka qenë e nevojshme të ndërhyjmë duke bërë çarje efektive edhe me mjete të Ministrisë së Bujqësisë. Nuk ka një diferencë mes një shteti që reagon dhe një shteti pasiv; FA vepron sepse ka ekspertizën, mjetet dhe njohuritë për t’i bërë ballë situatës.” / abcnews.al /


