Shkodër-Velipojë, banorët bllokojnë punimet: Duam paratë e shpronësimit, nuk terhiqemi

schedule20:50 / 20/02/2020

Banorët e Berdicës në Shkodër bllokuan punimet ne trasenë e rrugës lidhese me Velipojën.  Në vitin 2017, në këtë segment nisi puna për ndërtimin e një projekti me vlerë, e rrugës që lidh Shkodrën me Velipojën.

Projekti duhet të kishte përfunduar në dhjetor të viti 2018 por ka mbetur pezull per shkak te perplasjes per shpronësimet e 100 familjeve. Ata nuk kane marrë asnjë përgjgje nga autoritetet,  ndaj  jane detyruar që te mos lejojne fadromat te mbyllin punimet .

https://youtu.be/TfJeBhlhuIQ

Këtë të enjte, tre vjet nga projekti, banorët e Bërdicës, pronat e të cilëve prekën nga ndërtimi i rrugës, u njoftuan nga bashkia se dokumentacioni ishte finalizuar.  Por, në bankë nuk kanë mundur të kryejnë asnjë veprim..

Toka është në emër të babait, ai ka vdekur…….

Në listën e bërë publike, shpronësimin e përfitojnë 85 banore

Banorët nuk tërhiqen pa marrë atë që iu takon.

Konflikti per shpronesimet pritet te zvarrise edhe me teper punimet ne aksin Shkoder -Velipojë e per pasoje rruga nuk do te jetë gati, edhe këtë sezon turistik./abcnews.al

schedule20:50 / 20/02/2020