Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë paraditen e sotme në Shkodër.
Uniformat blu bëjnë me dije se i arrestuari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

