EMRI/ I dha fund jetës duke u hedhur në lumin Bunë, identifikohet viktima

schedule18:58 - 1 Qershor, 2024

schedule 18:58 - 1 Qershor, 2024

SHKODËR- Një grua është vetëhedhur pasditen e kësaj të shtune në lumin Buna dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli, raporton se viktima është 63-vjeçarja, Shefike Osja, banuese në lagjen “Dobraç”.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para dyshohet se kjo shtetase vuante nga depresioni.

Sakaq, ka nisur hetimi për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Ky është rasti i dytë tragjik, që ndodh në pak kohë në lumin Buna. Pak ditë më parë, nëna Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj u gjet e vdekur në ujërat e lumit Buna.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti i saj, Erdgys Arrazi, i cili vijon të mbahet në qeli, deri në hetimin e plotë të shkaqeve

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!