Policia italiane ka kryer një megaoperacionin, duke shkatërruar një grup kriminal që merren prodhim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Policia e Shtetit në Teramos ka arrestuar 20 persona, mes tyre edhe gjashtë shqiptarë. Fillimisht u vunë në pranga 8 persona dhe më pas edhe 12 të tjerë.
12 personat u arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm u kapën në zonën e Teramos (6 italianë dhe 2 shqiptarë), 3 në zonën e Ascolit (të gjithë shqiptarë) dhe një në zonën e Ravenës (shqiptar).
Veprimet hetimore ndaj këtij grupi kriminal kanë nisur që më datë 23.11.2022, pas ndalimit të një korrieri shqiptar, të cilët iu gjet lëndë narkotike kokainë dhe lëndë për paketim.
Sipas mediave italiane, policia gjatë operacionit ka sekuestruar 200 kilogramë kokainë dhe heroinë./abcnews.al