Ferhan Hasani mbetet në udhëkryq. Një ofertë nga India, e kënaqshme financiarisht, është në tavolinën e sulmuesit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, por po mendohet mirë.
Në skenë për shërbimet e tij është futur sërish Shkëndija e Tetovës. Kuqezinjtë ia kishin bërë një ofertë prej kohësh, por nuk ishte bindëse për “Bubën” që të pranonte direkt rikthimin.
Klubi shqiptar në Maqedoninë e Veriut i ka bërë një tjetër ofertë, këtë herë më të lartë. Shifra nuk zbulohen, por për Shkëndijën nuk mungojnë rivalët nga Superiorja.
Tirana është klubi më i lakuar dhe që i ka bërë një ofertë mjaft të mirë për realitetin e futbollit në Shqipëri e Ballkan. Edhe Partizani është përmendur si kandidat për shërbimet e Hasanit. /abcnews.al