Fitojnë Shkëndija dhe Struga në kampionatin e Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë nga Tetova siguruan tri pikët e radhës duke thyer 0-2 Vardarin.
Golat e fitores për Shkëndijën, u realizuan në fraksionin e dytë të takimit nga Metodi Maksimov dhe Almir Aganspahic.
Shkëndija vijon të kryesojë kampionatin me 23 pikë, katër mbi Shkupin dhe pesë më shumë se kampionët e Strugës, të cilët kanë luajtur një takim më pask.
Skuadra e Shpëtim Duros triumfoi 2-0 në shtëpi përballë Sileksit. Falë dygolëshit të Marjan Radeskit.