Shkëndija nis të lëvizë, zyrtarisht largohen katër lojtarë

schedule16:55 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:55 - 19 Qershor, 2020

Shkëndija e Tetovës ka nisur të mendojë për sezonin e ri. Kuqezinjtë kanë bërë zyrtarizimet e para dhe gjithçka ka nisur me largimet. Klubi nga Tetova ka dalë me komunikatë dhe njofton se largohen katër lojtarë, me konsensus.

“KF Shkëndija konfirmon ndërprerjen e bashkëpunimit me katër futbollistë. Me marrëveshje të dyanshme ndahen rrugët me sulmuesin Samir Fazli, anësorin Marjan Radeski dhe mbrojtësit Ardin Dallku dhe Kostandin Çeshmexhiev.

KF Shkëndija falënderon futbollistët e lartëpërmendur për kontributin e dhënë me fanellën kuqezi, duke ju uruar gjithë të mirat për të ardhmen”, shkruhet në njoftimin e Shkëndijës. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!