Shkëndija po mendon për sezonin e ardhshëm dhe drejtuesit kanë nisur nga puna për përforcimin e skuadrës. Ditën e sotme kanë gjetur akordin për rinovimin me dy titullarë të rëndësishëm.
Kuqezinjtë kanë zgjatur bashkëpunimin me Besart Ibraimin dhe Armend Alimin. Si sulmuesi edhe mesfushori, dy ndër lojtarët më të mirë të kuqezinjve nga Tetova, kishin dalë të lirë pas përfundimit të kontratave në datë 30 qershor.
Klubi shqiptar që garon në Maqedoninën e Veriut, ka rinovuar me ta për dy vite të tjera. Ofertat për dy lojtarët e njohur nuk mungonin, por Ibraimi (golashënuesi më i mirë në historinë e kampionati maqedonas) dhe Alimi vendosën t’i qëndronin besnik ngjyrave kuqezi. /abcnews.al