Shkëndija e Tetoves arrin fitoren e radhës ne ligën e Maqedonisë

schedule13:15 - 26 Nëntor, 2017

schedule 13:15 - 26 Nëntor, 2017

Shkëndija e Tetovës arriti një fitore të thellë në Ligën e Parë të Maqedonisë, duke u shkëputur edhe më shumë në krye. Tifozët e skuadrës shqiptare kishin një ditë shumë të veçantë.

Në mbyllje të ndeshjes shkuan tek tifozët.
Futbollistët e Shkëndisë së Tetovës kryen ritualin e përhershëm, që nuk prishet kurrë, veçse rasti ishte vërtet i veçantë.
Tifogrupi i tyre i famshëm, me emrin “Ballistët”, mbushte 25 vjet.
Një çerek shekulli do të thotë një përvjetor i madh, të cilin ata nuk mund të rrinin pa e kremtuar.
Historia zyrtarisht nisi në 1992, ndonëse në të vërtetë gjithçka filloi që në vitin 1979 me themelimin e klubit.
Të njohur thjesht me inicialet BAL në kohën e ish-Jugosllavisë, Ballistët u shfaqën në fillim të viteve 90-të, me rikthimin e Shkëndisë.
Në 25-vjetor, ata morën një dhuratë nga skuadra fitoren 6-1 në derbin ndaj Renovës, në Ligën e Parë të Maqedonisë, sukses që i shkëputi në vend të parë me 43 pikë dhe i bëri kampionë të dimrit.
Golat u shënuan dy herë nga Besart Ibrahimi, dy herë nga Ferat Hasani, dhe nga një herë prej Stenjo Zhuniorit dhe Shefit Shefitit.
Shkëndija ka shënuar 52 gola në 17 ndeshje, më shumë sesa dy ekipet që e ndjekin, Vardari e Akademia Pandev, të marrë së bashku.
Në përfundim të takimit, trajneri Qatip Osmani pati një përshëndetje për tifozët, ndërsa foli për Televizionin Art Channel./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!