Që nga nisja e pandemisë, shkencëtarët në botë po përpiqen të studiojnë koronavirusin në mënyrë që të gjejnë një trajtim efikas. Kërkuesja shkencore shqiptare Lisiena Hysenaj foli për një studim që është realizuar pranë Universitetit të San Françiskos, ku janë përdorur mini-mushkëri për të studiuar se si qelizat epiteliale përgjigjen ndaj këtij virusi. Në “Abc-ja e mëngjesit”, studiuesja u shpreh se kanë gjetur një molekulë që përdoret kundër kancerit, por që mund të ndihmojë dhe për koronavirusin.
“Ne kemi përdorur një mushkëri që fabrikojmë nga qelizat staminale, dhe shprehin të gjitha molekulat tek njeriu. Domethënë si një terapi e personalizuar. Nga ky studim ne pamë që njerëzit që janë më të infektuar shprehin një molekulë që quhet tetraspaninë, e cila është në nivel epigjenetik, dhe ajo që është interesante, është se kjo molekulë shprehet dhe tek personat që vuajnë nga kanceri i mushkërive.”, tha shkencëtarja.
Duke iu referuar këtyre të dhënave, ajo thotë se kjo duhet testuar tek njerëz të ndryshëm pasi mund të ndihmojë për të shmangur infeksionet. “Mendojmë që është një terapi që duhet të përdoret, kemi të dhëna që thonë se nëse e botojmë këtë molekulë do të kemi më pak infeksione. Duhet të shkojmë në fazën tjetër që ta provojmë tek persona të ndryshëm për një trajtim. Kjo hap rrugën për nesër pasi mund të ketë një sars Covid 3 apo një virus gripi të ri.
Duhet të jemi gati që të kemi një platformë për terapi të personalizuar për secilin person, me këtë platformë që përdoren miniorgane në qelizat staminale.”, tha ajo.“Kjo hap rrugën për nesër pasi mund të ketë një sars Covid 3 apo një virus gripi të ri. Duhet të jemi gati që të kemi një platformë për terapi të personalizuar për secilin person që përdoren miniorgane nga qelizat staminale.”, tha ajo. /abcnews.al