Shkencëtarja e vaksinës anti-Covid: U nënvlerësova për vite të tëra

schedule15:24 - 19 Dhjetor, 2020

schedule 15:24 - 19 Dhjetor, 2020

Për vite të tëra puna e saj kërkimore u nënvlerësua nga universiteti i Pensilvanisë ku ajo punonte, madje duke rrezikuar dhe vendin e punës. Por tashmë ajo është zv/presidente e Pfizer dhe një nga shkencëtaret që krijoi vaksinën

Zbulimet e shkencëtares hungareze me pasaportë amerikane, e nënvlerësuar nga universiteti i Pensilvanisë, janë në bazën e vaksinave anti Covid, që mund të na shpëtojë nga pandemia. Ajo quhet Katalin Karico dhe në vitet ’90 kërkimet e saj i rrezikuan vendin e punës në fakultet.

Teksa të gjithë kolegët e saj ishin të interesuar për ADN-në, ajo u përqendrua tek molekulat që u tregojnë qelizave se çfarë proteinash duhet të prodhojnë. Për eprorët e saj bëhej fjalë për kërkime të kota ndërsa aktualisht ajo punon për Pfizer. Në një intervistë ajo shprehet se është e pabesueshme vëmendja që po merr pasi për vite të tëra i është dashur të bindë njerëzit për vlerën e punës së saj.

Në vitet ’90 për të mos humbur lejen e qëndrimit u mjaftua me një post si kërkuese e dorës së dytë për universitetin e Pensilvanisë. Dhe për vite ka punuar në hije për të çuar përpara bindjen e saj.

Ajo thekson se eshtë e rëndësishme që shkenca të mbështetet në nivele të ndryshme pasi nuk i dihet asnjëherë. Madje ajo rrëfen se nuk donte të depozitonte certifikatën e vaksinës por iu thanë se në të kundërt askush nuk do të kishte zhvilluar vaksinën.

Pas vitesh studimi në 2015-ën shkencëtarja dhe ekipi i saj kuptuan se si të japin udhëzimet e duhura qelizave me anë të këtij mesazheri të veçantë.

Ajo aktualisht është zëvendës presidente e Pfizer. Zbulimet e saj shërbyen për t’i dhënë qelizave njerëzore një proteinë të koronavirus që simulon infeksionin dhe ndihmon sistemin imunitar të reagojë në momentin që takon virusin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!