Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Shkencëtari kinez bën thirrje për një hetim më të gjerë mbi origjinën Covid-19

schedule15:14 - 31 Mars, 2021

schedule 15:14 - 31 Mars, 2021

Shkencëtari kinez dhe udhëheqësi i ekipit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Liang Wannian tha të mërkurën se OBSH duhet të bëjë më shumë studime rreth Covid-19.

“Ekziston një konsensus midis shkencëtarëve që vendi ku u raportua rasti parw nuk është domosdoshmërish vendi ku u shfaq virusi për herë të parë,” tha Liang Wannian në një konferencë shtypi në Pekin të mërkurën.

“Bazuar në këtë, perspektiva e gjetjes së origjinës së virusit duhet të jetë më e gjerë.”



Kjo vjen pas publikimit tw raportit tw OBSH-së për origjinën e virusit, i përpiluar nga një ekip ekspertësh ndërkombëtarë dhe homologët e tyre kinezë.

Raporti siguron një ekzaminim të hollësishëm të të dhënave të mbledhura nga shkencëtarët dhe autoritetet kineze nga ditët e para të pandemisë, por ofron shumw pak tw dhwna se ku dhe si përhapet virusi te njerëzit.

Pas publikimit, Shtetet e Bashkuara dhe 13 qeveri të tjera, duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë dhe Korenë e Jugut, lëshuan një deklaratë të përbashkët duke shprehur shqetësime mbi qasjen e kufizuar të studimit në “të dhëna dhe mostra të plota, origjinale”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!