Shkencëtari i vaksinës së Oksfordit: Njerëzit nuk mund të vaksinohen çdo gjashtë muaj

schedule00:46 - 5 Janar, 2022

schedule 00:46 - 5 Janar, 2022

Një shkencëtari që ndihmoi në krijimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca deklaroi që dhënia e disa dozave përforcuese njerëzve disa herë në vit nuk është e realizueshme. Profesori Andrew Pollard tha gjatë një interviste për “The Daily Telegraph” se vaksinimi i planetit çdo 4 muaj ose 6 muaj nuk është diçka e qëndrueshme dhe e përballueshme.

Ai mendon që dozat përforcuese duhet t’i jepen personave që kanë më shumë nevojë sesa fëmijëve ose grupmoshave të tjera. Profesori tha se duhet të mblidhen më shumë të dhëna sesa herë duhet t’i marrin dozat njerëzit që janë më të rrezikuar nga virusi. Ai mendon që duhet të behën më shumë studime para se t’i ofrohet një dozë e katërt qytetarëve britanikë.

Aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar personat mbi 18 vjeç dhe personat mbi 16 vjeç që janë të rrezikuar nga virusi po marrin dozën e tretë të vaksinës. Izraeli ka nisur injektimin e dozës së katërt ditën e hënë për personelin shëndetësor dhe personat mbi 60 vjeç raporton “CNN”. Ministri gjerman i Shëndetësisë Karl Lauterbach deklaroi për “ZDF-në” se do të duhet një dozë e katërt kundër Covid-19.

Doktori Anthony Fauci mendon që është shumë shpejt që të flitet për një dozë të katërt në SHBA. Ai deklaroi që gjëja më e rëndësishme tani është studimi sesa për sa kohë të ofron mbrojtje doza e tretë.  / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!