Shkencëtari: Duhen 110 njerëz për të krijuar një civilizim të ri në Mars

schedule21:38 - 23 Qershor, 2020

schedule 21:38 - 23 Qershor, 2020

Të paktën 110 persona do të duheshin për të nisur një civilizim të ri në Mars, sipas një studimi të realizuar së fundmi.

Kolonia me njerëz e vendosur në Mars do duhej që të krijonte kube ku oksigjeni do të ishte i pranishëm dhe humanët mund të fillonin aty bujqësinë dhe industri të tjera.

Këta 110 persona do të kenë fuqinë që të prodhojnë mjete dhe komoditete të tjera përpara se furnizimet të mbarohen. Studimi hipotetik supozon se Toka ndërpret mbështetjen për shkak të luftërave, burimeve në harxhim ose kolonëve që shpallnin republika të pavarura.

Profesori i hapësirës, Jean-Marc Salotti përdori një model matematikor për të përcaktuar fizibilitetin e mbijetesës në një planet tjetër dhe duke qenë i vetë-mbajtur. Salotti u përpoq të zbulonte sa është numri minimal i njerëzve që do të duhet të jetojnë në planet. Dhe, zbuloi se 110 do të ishin numri minimal i individëve që kërkohen, megjithëse shumë njerëz do të ndryshonin llogaritjet.

Ai thotë se mbijetesa do të varet nga aksesi në burimet natyrore, kushtet e punës dhe supozimet e tjera.

Sipas profesorit, jeta në Tokë një ditë mund të kërcënohet nga ‘ndonjë ngjarje kataklizmike’, dhe e vetmja mënyrë që njerëzimi të mbijetonte do të ishte të shkonte drejt Marsit ose ndonjë planeti tjetër.

Programi SpaceX i Elon Musk shpreson që një ditë të kolonizojë Marsin, i cili është rreth 140 milion milje larg. /abcnews.al/