Shkencëtarët zbulojnë anti-trupat që parandalojnë COVID-19 të infektojë qelizat njerëzore

schedule08:55 - 5 Maj, 2020

schedule 08:55 - 5 Maj, 2020

Shkencëtarët zbuluan një antitrup që mund të mposhtë koronavirusin, një hap premtues në përpjekjet për të gjetur  kurën e duhur kundër Covid-19.

Ky antitrup mund të ndihmojë në parandalimin ose trajtimin e COVID-19 dhe sëmundjeve të lidhura me të në të ardhmen, vetëm ose në një kombinim të ilaçeve.

Antitrupi, i njohur si 47D11, lidhet me  proteinën e virusit vdekjeprurës duke e neutralizuar atë në mënyrë efektive.

Studiuesit thanë se antitrupi, nëse injektohet te njerëzit mund të ndryshojë ‘rrjedhën e infeksionit’ ose të mbrojë një person të pa infektuar të ekspozuar ndaj dikujt me virus.

Kjo ofron shpresë për një kurë ose trajtim kundër  COVID-19, i cili ka vrarë më shumë se 235,000 njerëz deri më tani.

Në këtë rast, shkencëtarët përdorën minj të modifikuar gjenetikisht për të prodhuar antitrupa të ndryshëm.

Pas një procesi të gjatë shqyrtimi, 47D11 arriti të neutralizonte koronavirusin.

“Antitrupat monoklonalë që synojnë vendet e prekshme në  sipërfaqen e proteinave virale njihen gjithnjë e më shumë si një klasë premtuese e barnave kundër sëmundjeve infektive dhe kanë treguar efikasitet terapeutik për një numër virusesh”, tha Bosch dhe kolegët e tij.

”Antitrupat si 47D11 mund të zhvillohen në laborator, në vend që të merren nga gjaku i njerëzve dhe mund të përdoren si kurë për koronavirusin, por ende nuk kemi prova të mjaftueshme”.

Pavarësisht se është një zhvillim që jep shpresë, injektimi i personave me antitrupa nuk është pa rrezik dhe do të duhet të kalojë në disa prova të duhura klinike./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!