Shkencëtarët ukrainas u bëjnë thirrje kolegëve në botë të ndërpresin bashkëpunimin me Rusinë

schedule10:59 - 3 Mars, 2022

schedule 10:59 - 3 Mars, 2022

Shkencëtarët ukrainas kanë nënshkruar një peticion duke u kërkuar kolegëve në mbarë botën të ndërpresin bashkëpunimin me Rusinë. Ata po bëjnë thirrje për një bojkot ndërkombëtar të evenimenteve shkencore brenda Rusisë dhe sipas tyre studiuesve rusë duhet të ndalohet qasja në bazat e të dhënave, shkruan The Guardian

Më shumë se 3,000 akademikë kanë nënshkruar peticionin. Dmytro Chumachenko, një profesor i asociuar në universitetin kombëtar në Kharkiv u kërkoi kolegëve të tij perëndimorë të nënshkruanin peticionin.

Federata Ruse ka kryer një sulm ushtarak mizor dhe të turpshëm ndaj vendit tonë! Në vitin 2022, raketat dhe bombat me vakum që janë të ndaluara në botën e qytetëruar po shkatërrojnë zona të banuara, kopshte dhe spitale në qendër të Europës.

Deri më sot, numri i civilëve të vdekur raportohet të jetë me qindra, nga të cilët 16 fëmijë dhe mijëra të plagosur. Presidenti i Federatës Ruse po kërcënon botën me armë bërthamore, të cilat padyshim do të nxisin Luftën e Tretë Botërore.

Forcat e armatosura dhe qytetarët po mbrojnë Ukrainën deri në fund! E gjithë bota po i jep një mësim të denjë agresorit përmes vendosjes së sanksioneve. Në të njëjtën kohë, ne besojmë se në këtë situatë edhe komuniteti shkencor botëror duhet të ndërmarrë masa.

Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për mbështetjen tuaj tani. Sipas mendimit tonë, në shekullin 21 dhe 2022, ndoshta përgjigjja më e mirë për tanket dhe raketat e shumta është mbyllja e aksesit ndaj teknologjisë, inovacioneve, kërkimit shkencor dhe informacionit.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!