Shkencëtarët rusë: “Sputnik-V” është efektive edhe kundër mutacioneve të COVID-19

schedule22:40 - 27 Shkurt, 2021

schedule 22:40 - 27 Shkurt, 2021

Shkencëtarët rusë japin garanci se vaksina e prodhuar prej tyre, “Sputnik-V” është efektive edhe kundër mutacioneve të COVID-19.

“Një studim i fundit i kryer në Rusi tregoi se vaksina “Sputnik-V” ka një efekt pozitiv në llojet e reja të virusit, duke përfshirë llojet e identifikuara për herë të parë në Britani dhe Afrikën e Jugut” tha një zyrtar rus.

Në muajin e kaluar Presidenti Vladimir Putin urdhëroi rishikimin deri në 15 Mars të prodhimit rus të vaksinave për efektshmëri kundër llojeve të virusit të ri që po përhapen me shpejtësi në të gjithë botën./ db/ Abcnews.al