Shkencëtarët e Ushtrisë Amerikane kanë zhvilluar një vaksinë që pritet të jetë efektive kundër të gjitha mutacioneve ekzistuese dhe të ardhshme të virusit. Sipas shkencëtarëve, provat klinike pritet të bëhen publike javën e ardhshme, shkruan Daily Mail
“Në javët e ardhshme ne do të shpallim rezultatet e para të provave klinike të vaksinës,” tha studiuesi kryesor për Defense One, një agjenci ushtarake lajmesh.
Vaksina është krijuar për të mposhtur variantet e ndryshme të koronavirusit dhe ndryshe nga vaksinat e tjera të Covid, përbëhet nga një proteinë me 24 anë të ndryshme, në të cilën shkencëtarët mund të bashkojnë proteina nga variante të tjerë, sipas studiuesve amerikanë, raporton abcnews.al
Provat e hershme të vaksinave në primatë – përveç njerëzve treguan se vaksina prodhoi përgjigje të forta antitrupash që mbrojnë kundër llojit origjinal që shkakton sëmundjen Covid-19, varianteve të tij si dhe koronaviruseve të tjerë si SARS. Provat e para të vaksinës te njerëzit filluan prillin e kaluar dhe u kryen te vullnetarë që nuk ishin të sëmurë.
Super-vaksina mund të ruhet në temperatura të ndryshme, gjë që lehtëson shpërndarjen e saj në mbarë botën, ndërsa aftësia e saj për të mbrojtur kundër koronaviruseve të tjerë do të thotë se vaksina mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e viruseve të ardhshme, përveç sëmundjes Covid-19.
Hapat e ardhshëm në zhvillimin e super-vaksinës përfshijnë fazën e dytë dhe të tretë të provave klinike, dhe ekipi hulumtues do të shqyrtojë se si funksionon vaksina te njerëzit që tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19 ose janë infektuar me virusin.
/abcnews.al