Ngrohja globale po çon në një numër në rritje të stuhive dhe rrufeve, të cilat janë dhe shkaku i gjysmës së zjarreve në pyje. Shërbimi Metereologjik Amerikan e përshkruan si një ngjarje të pazakontë stuhinë e madhe që goditi gushtin e kaluar zonën e Polit të Veriut, gjatë së cilës rrufeja goditi 48 herë.
Sipas ekspertëve, kjo vjen si pasojë e ngrohjes globale dhe janë karakteristikë për rajonet e ngrohta, ku dielli ngroh sipërfaqen e Tokës. Moti jashtëzakonisht i ngrohtë në Arktik përgjatë vitit 2019, dhe avulli që u përhap në të gjithë planetin për shkak të një numri të madh të zjarreve, çoi në krijimin e stuhive dhe stuhitë në Polin e Veriut.
Shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley hetuan trashësinë e reve në vitin 2014 dhe arritën në përfundimin se numri i shkarkimeve elektronike u rrit ndjeshëm. Sipas shkencëtarëve nga Universiteti i Hjustonit, fatkeqësitë e motit, stuhitë e mëdha dhe uraganet ndodhin si rezultat i ngrohjes që prek ciklin Lorentz, procesi i shndërrimit të energjisë potenciale të nxehtësisë atmosferike në energjinë kinetike të masave të ajrit.
Referuar disa të dhënave të marra me ndihmën e satelitëve të klimës së NASA-s, dhe Departamentit të Mbrojtes në Shtetet e Bashkuara, studiuesit arritën në përfundimin se sasia e nxehtësisë dhe shndërrimi i një lloji të energjisë në një tjetër është më e shpejtë dhe për pasojë edhe stuhitë, uraganet apo ciklonet ndodhin më shpejt. /abcnews.al./