Studiuesit në Meksikë kanë shpikur një maskë të re për koronavirusin që mund të përdoret nga njerëzit ndërsa ndodhen në restorante. Maskat e hundës, janë zbuluar në një video demonstruese ndërsa një burrë e një grua ndodheshin të ulur në tryezën e një restoranti dhe konsumonin ushqimin.
Në video, çifti heqin maskat normale dhe më pas mbajnë vetëm atë të hundës për të drekuar në një tryezë në ambient të jashtëm. Për maskën e re ka pasur një sërë reagimesh në mediat sociale. Disa përdorues e kanë parë si diçka pozitive që mund të “zvogëlojë transmetimin” ndërsa të tjerët nuk ngurruan të qeshnin.
Qelizat njerëzore që u japin njerëzve sensin e nuhatjes janë një pikë kryesore hyrëse për koronavirusin, duke e bërë mbulimin e hundës të rëndësishme, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që njerëzit të mbajnë maska që mbulojnë hundën, gojën dhe mjekrën për t’u mbrojtur sa më mirë nga virusi. sb/abcnews.al/