Shkencëtarët më të njohur në Mbretërinë e Bashkuar kanë shkruar një letër të hapur drejtuar krerëve të partive politike duke kërkuar një pasqyrë të plotë të gjendjes për të kuptuar se sa i gatshëm është vendi të përballet me një valë të dytë të infeksionit nga COVID-19.
Në letrën e botuar në ‘British Medical Journal’, ata thonë se vatrat lokale të infeksionit janë gjithnjë e më shumë të mundshme dhe një valë e dytë është tashmë një rrezik real.
Paralajmërimi vjen në një kohë që kryeministri britanik Boris Johnson njoftoi një lehtësim të mëtejshëm të kufizimeve në Angli nga 4 korriku.
Baret, restorantet, kinematë dhe parukeritë do të rihapen, dhe rregulli i distancës sociale prej 2 metrash do të zëvendësohet me një 1 metër.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda Veriore duhet të vazhdojnë të mbajnë rregullin e distancimit fizik prej 2 metrash për momentin./abcnews.al