Për shkak se pjesa më e madhe e popullsisë nuk është vaksinuar, miratimi për një doze përforcuese ka nxitur debate etike dhe politike. Sipas një studimi të botuar këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar, personat e vaksinuar plotësisht dhe që ishin infektuar me Delta kishin ngarkesë virale në rrugët e sipërme të frymëmarrjes të njëjtë me personat me imunitet të dobët, shkruan republicworld
Nivelet e antitrupave po reduktohen në zonat me më shumë të vaksinuar. Kjo do të thotë që personat që infektohen me Delta, mund ta transmetojnë virusin duke ndërlikuar edhe më shumë përpjekjet për të mbajtur në kontroll pandeminë.
Nivelet e antitrupave po reduktohen në zonat ku ka më shumë të vaksinuar, siç është Izraeli, duke nxitur kërkesat për një dozë përforcuese për të parandaluar shpërthimet e reja ose shtrimin në spital.
Shane Crotty, një virologe dhe profesore në Qendrën La Jolla për Imunologjinë për Qendrën për Sëmundjet Infektive dhe Kërkimet e Vaksinave në Kaliforni, tha se dozat përforcuese padyshim që do të ndihmojnë në mbajtjen në kontroll të Covid.
Rritja e niveleve të antitrupave me dozën e tretë të vaksinës mund të bëjë që sistemi imunitar të bllokojë deltën të futet në sistemin imunitar, duke parandaluar që koronavirusi jo vetëm të infektojë qelizat dhe të shkaktojë sëmundje, por edhe të përhapet.
Nga ana tjetër, një përgjigje më e ngadaltë e antitrupave mund të rrisë transmeuteshmërinë dhe të përkeqësojë simptomat.
“Ekziston një garë midis virusit dhe sistemit imunitar. Antitrupat kanë më pak kohë për të parandaluar infeksionin të përhapet.
Edhe nëse një përgjigje e vonuar e antitrupave rezulton në infektimin e një personi, imuniteti i shkaktuar nga vaksinimi ose një infeksion natyror është i mjaftueshëm për të parandaluar simptomat e rënda te njerëzit e shëndetshëm, tha ai./abcnews.al