Shkenca thotë se fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nënat dhe jo nga baballarët

schedule19:04 - 16 Maj, 2022

schedule 19:04 - 16 Maj, 2022

Është një temë debati për shumë familje: Nga kush e trashëgon fëmija inteligjencën e tij? Prindërit pëlqejnë të thonë se tiparet pozitive që kanë fëmijët e tyre vijnë prej tyre. Por, në fakt shkenca thotë se fëmijët e trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre, sipas Mirror.

Për këtë ka një shpjegim shkencor. Studimet kanë treguar se kromozomi X është përgjegjës për bartjen e inteligjencës. Gratë kanë dy nga këto kromozome (XX) dhe burrat kanë vetëm një (XY). Kështu që nënat kanë dy herë më shumë gjasa që t’ua kalojnë inteligjencën fëmijëve të tyre sesa baballarët.

Një studim në Njësinë e Shkencave të Shëndetit Social dhe Publik të Këshillit të Kërkimeve Mjekësore në Glasgow, zbuloi se IQ-të e fëmijëve priren të jenë të ngjashme me ato të nënave të tyre. Studiuesit intervistuan fëmijët nga mosha 14-22 vjeç, duke marrë parasysh faktorë si arsimi dhe statusi socio-ekonomik.

Por jo të gjithë shkencëtarët pajtohen me këtë parim bazë të kromozomit X. Studiues të tjerë kanë theksuar se gjenetika nuk është faktori i vetëm në përcaktimin e inteligjencës së një fëmije. Sipas Psychology Spot, vlerësohet se 40-60 përqind e inteligjencës është e trashëguar – pjesa tjetër vjen nga mjedisi ynë.

/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!