Shkenca shpjegon sesi gënjeshtrat e bardha janë të dëmshme për fëmijët!

schedule16:18 - 8 Shkurt, 2021

schedule 16:18 - 8 Shkurt, 2021

Gënjeshtrat që ju tregoni fëmijëve kur janë të vegjël, jo vetëm që shkaktojnë probleme në të ardhmen, por ndikojnë edhe në të tashmen. Nëse fëmijët tuaj e kuptojnë se po gënjehen, si për shembull, ku ju thuhet se do të dalin në park, por në vend të kësaj përfundojnë te mjeku, ata mund të kenë probleme me besimin.

Më poshtë do ju tregojmë arsyet pse edhe gënjeshtrat e bardha dëmtojnë fëmijët

Gënjeshtra mund t’u japë fëmijëve tuaj ankth.

Studimet kanë treguar se ankthi dhe gënjeshtra shkojnë dorë për dore kur prindërit gënjejnë fëmijët e tyre. Kjo ndodh për shumë arsye. Prindërit mund të dëshirojnë që fëmija i tyre t’u bindet, ose ndoshta ata do të gënjejnë se do të shkojnë diku. Kjo mund të ketë ndodhur edhe me ju: prindërit tuaj ju çuan tek dentisti në vend të parkut, ashtu siç kishin premtuar. Si i rritur, ju mund të përdorni logjikën dhe të kuptoni pse gënjyen, por si fëmijë, është diçka që ju mbetet për herën tjetër kur ata thonë se po ju marrin në park.

Marrëdhënia me fëmijën tuaj mund të ndikohet

Lidhja që kanë fëmijët me prindërit e tyre shpesh dobësohet për shkak të gënjeshtrave. Marrëdhënia e tyre nuk do të jetë aq e mirë pas një gënjeshtre të bardhë “të pafajshme”. Kur jemi të rinj, kemi tendencë të besojmë gjëra që të rriturit na thonë pa u menduar shumë.

Edhe sikur të ishte diçka aq qesharake sa “nëse shikon shumë TV, do të të bëhen sytë katrore”, ne prapë do ta besonim. Akoma, kur e kuptojmë se nuk është e vërtetë, ne do të ndihemi të zhgënjyer dhe zhvillojmë probleme të besimit.

Fëmijët që janë gënjyer kanë më shumë gjasa të gënjejnë kur të rriten

Shumë nga ato që bëjnë prindërit tanë do të formojnë se kush jemi ne të rritur. Fëmijët që janë gënjyer ka më shumë të ngjarë të fshehin të vërtetën nga prindërit e tyre dhe ndoshta edhe nga bashkëmoshatarët kur rriten. Në vend që të gënjejnë, prindërit duhet të përpiqen të arsyetojnë me fëmijët e tyre.

Ata do ta kenë të vështirë të përshtaten si të rritur

Gënjeshtra shpesh është mënyra më e lehtë për të dalë nga situata. Është thjesht shumë e vështirë për të shpjeguar të vërtetën ndonjëherë, dhe një gënjeshtër e bardhë të bën punë. Megjithatë nuk është aq e thjeshtë. Fëmijët shpesh i ndiejnë ndikimet e këtyre gënjeshtrave kur të rriten dhe duhet të përballen me disa sfida psikologjike dhe sociale.  Karakteri i tyre gjithashtu mund të preket. Ata mund të rezultojnë njerëz manipulues dhe egoistë. Pranimi i ndjenjave të fëmijëve, ofrimi i zgjedhjeve dhe zgjidhja e problemeve tuaja së bashku, zakonisht nxjerr sjelljen e mirë të fëmijëve./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!