Shkëmbimi Rakitic-Bernardeschi, ku kanë ngecur bisedimet mes klubeve

schedule08:48 - 23 Janar, 2020

schedule 08:48 - 23 Janar, 2020

Barcelona është e vendosur për të afruar një mesfushor dhe në tratativa po tenton të përfshijë edhe kroatin Ivan Rakitic. Prej ditësh është raportuar se mes katalanasve dhe bardhezinjve kanë nisur bisedimet për transferimin e Federico Bernardeschi.

Në Itali raportojnë se Juventusi për momentin e ka refuzuar propozimin e bërë nga Barcelona. Vecc Rakitic, klubi spanjoll i ka ofruar italianëve edhe 10 milion euro. Gianluca Di Marzio shkruan se bardhezinjtë duan më shumë.

Ata pretendojnë që të përfitojnë 20 milion euro dhe Rakitic të marrë rrugën për në Torino. Distanca për këtë lëvizje është 10 milion euro dhe mbetet të shihet nëse do të gjendet e mesmja e artë për ta mbyllur këtë transferim. /abcnews.al