Interi dhe Roma janë afër akordit të një shkëmbimi në merkato. Il Messaggero zbulon planin e dy klubeve: Ivan Perisic (32) në kryeqytet nën urdhrat e Jose Mourinhos dhe Alessandro Florenzi (30) tek ekipi kampion i Italisë, aty ku do të zëvendësojë Achraf Hakimin.
Ideja e shkëmbimit nisi nga dëshira e anësorit të djathtë roman për të mos u kthyer me te skuadra verdhekuqe pas 1.5 viteve të kaluara në huazim mes Valencias dhe PSG-së.
Të dy lojtarët përfitojnë një rrogë të ngjashme (rreth 4 milion euro në sezon), bisedimet mes klubeve janë në fazë të avancuar dhe vetëm disa detaje mbajnë peng akordin final.
Një lëvizje që gëzon Interin, me Simone Inzaghin që siguron pasuesin e Hakimit, ndërsa feston edhe Jose Mourinho në krahun tjetër, që e donte sulmuesin e majtë kroat që kur ishte trajner i Manchester United. /abcnews.al