Milani po kërkon të afrojë në ekip një qendërmbrojtës dhe emri më i lakuar është Nikola Milenkovic. Serbi ka spikatur te Fiorentina që në sezonin e parë dhe oferta nuk i kanë munguar, por klubi “Vjollcë” nuk e lëshoi.
Tashmë pas tij është vënë Milani dhe Interi, me kuqezinjtë që kanë parë t’u refuzohet oferta. “Corriere della Sera” raporton se për Milenkovic është ofruar kartoni i brazilianit Lucas Paqueta, futbollist që Fiorentina e kërkoi në janar.
Klubi “Vjollcë” e ka refuzuar këtë ofertë, pasi mendon se serbi vlen më shumë se mesfushori me tipare sulmuese i Milanit. Ata duan 40 milion euro për kartonin e tij, në mënyrë që të kenë mundësinë që të investojnë për të gjetur një zëvendësues për Milenkovic. /abcnews.al