Roma dhe Inter janë në tratativa për të bërë një shkëmbim në këto ditë të fundit të merkatos. Pretendohet që Alexis Sanchez të zbarkojë në Romë dhe Edin Dzeko në Romë.
Mediet italianë dje raportuan se mes palëve është zhvilluar një takim i gjatë, ku është gjetur pëlqimi për shkëmbimin e lojtarëve, por ende nuk ka akord për financat dhe detajet e lëvizjes.
Tratativat pritet të zhvillohen edhe ditën e sotme dhe Romës me shumë mundësi do i duhet të heqë dorë nga kapiteni, që në këtë sezon nuk po kalon formë të mirë dhe nuk konsiderohet i pa zëvendësueshëm nga Fonseca. /abcnews.al