“Shkëmbimi i territoreve dhe roli i Borel”, Kurti: BE të respektojë pavarësinë e Kosovës

schedule12:53 - 28 Shkurt, 2020

schedule 12:53 - 28 Shkurt, 2020

Në një intervistë eksluzive me Euronews, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, paralajmëron zyrtarët e Bashkimit Europian se duhet të respektojnë pavarësinë e vendit të tij.

Kurti u shpreh se shefi për politikat e jashtme të BE-së Xhozef Borel, vendi i të cilit Spanja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës duhet të përfaqësojë Bashkimin Europian dhe jo qëndrimin e vendit të tij të origjinës.

“Ndoshta Borel duhet t’i japë një mendësi të re të gjithë problemit të Ballkanit Perëndimor për hir të një zgjidhjeje europiane. Kushdo që e mohon këtë realitet apo përpiqet të ofrojë ndonjë zgjidhje pa pranuar këtë shtet dhe vullnetin e popullit në Kosovë vetëm sa do të dëmtojë më shumë veten”, u shpreh Kurti.

Kurti mori pushtetin në Kosovë në fillim të muajit shkurt pas më shumë dekadash në opozitë. Një nga sfidat e tij kryesore si kryeministër janë negociatat me Serbinë. Euronews shkruan se kryeministri i ri i Kosovës as nuk e merr parasysh idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve.

“Kosova nuk mund të përfshihet në projektin e të ashtuquajturit shkëmbim të territoreve. Të gjitha këto projekte kanë dështuar në të kaluarën dhe do të dështojnë dhe në të ardhmen. Zgjidhjet territoriale janë recetë për konflikte të reja, dhe jo për paqen për të cilën kemi nevojë.”

Bashkimi Europian aktualisht po përpiqet të rinisë një dialog mes Prishtinës dhe Beogradit me shpresën për të normalizuar marrëdhëniet mes vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!