Në ditët e fundit të merkatos së janarit u përfol shumë për një shkëmbim të mundshëm të Edin Dzekos dhe Alexis Sanchez. Pati një takim mes drejtuesve të Interit e Romës, por në fund transferimi nuk ndodhi. Megjiathë, CEO i zikaltërve, Beppe Marotta, sqaron se ata kurrë nuk kanë qenë në bisedime të hollësishme me romakët.
“Shkëmbimi Dzeko-Sanchez? Mund të them se kishte pak guxim nga ana e dy agjentëve të lojtarëve, por ne nuk jemi future kurrë në negociata të hollësishme. Ndodhi vetëm një takim mes drejtorëve, por unë mund ta rikonfirmoj sërish se nuk do të ketë as afrime dhe as largime në këtë merkato janari. Ne kemi besim tek grupi që kemi”, deklaron italiani.
“Eriksen? Kur je në një klub të madh nuk ka lojtarë titullarë dhe rezerva. Ka titullarë dhe titullarë. Vlerësimet për një lojtar duhet të bëhen dhe për ai jep në fushë. Conte kishte një intuit në ndryshimin e rolit të tijdhe vëtë Christian është një profesiont i vërtetë.
Merkatoja për ne është mbyllur. Pandemia ka patur një ndikim të fortë dhe modeli i së kaluarës nuk është më i qëndrueshëm. Në këtë moment duhet të merremi me kostot dhe shpenzimet tona në mënyrë që të mos rrezikojmë shumë. Nuk kemi patur asnjë negociatë për transferimë me shifra apo paga të mëdha”, përfundon Marota. /abcnews.al