Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shkëmbim zjarrin në Ekuador, mes ushtrisë dhe grupit ‘Los Choneros’, shpëtohen 4 pengje, dy prej tyre shqiptarë

schedule14:22 - 2 Maj, 2025

schedule 14:22 - 2 Maj, 2025

Dy shqiptarë që mbaheshin peng nga grupe kriminale janë shpëtuar sot në Ekuador. Sipas njoftimi zyrtar të policisë ekuadoriane, gjatë operacionit ushtarak në Santa Elena ka patur edhe shkëmbim zjarri me anëtarë të grupit kriminal, ndërsa raportohet se njëri prej tyre është vrarë. Pas kontrollit të zonës, pesë persona të rrëmbyer u shpëtuan, tre me kombësi ekuadoriane dhe dy shqiptarë.

“Ushtria ekuadoriane, së bashku me institucione të tjera shtetërore, kreu një bastisje dhe një sulm në një pronë të vendosur në sektorin e Rinconada dhe Ayampe, në provincën e Santa Elena, ku u pritën me armë zjarri. Gjatë përleshjes, një kriminel i dyshuar u vra. Pas kontrollit të zonës, pesë persona të rrëmbyer u shpëtuan, tre me kombësi ekuadoriane dhe dy shqiptarë. Në operacionin ushtarak, u arrestuan katër persona.

Provat e mëposhtme u gjetën në vendngjarje:



– 4 armë zjarri të tipit pistoletë

– 74 fishekë kalibri 9 mm

– 6 telefona celularë

– 1 pako lidhëse plastike

Personi i qëlluar, ende i paidentifikuar, dyshohet se i përkiste Grupit të Organizuar të Armatosur Los Choneros. Sendet e konfiskuara dhe sendet e sekuestruara iu dorëzuan autoriteteve kompetente për procedurat e duhura ligjore.” -thuhet në njoftim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!