Shkëmbim zjarri në Chicago, vritet 1-vjeçari dhe plagoset nëna e tij brenda në makinë

schedule08:57 - 29 Qershor, 2020

schedule 08:57 - 29 Qershor, 2020

Një fëmijë 1 vjeçar është vrarë dhe nëna e tij ka mbetur e plagosur në një shkëmbim me armë zjarri në rrugët e Chicagos.

Sipas deklaratës së policisë, mamaja, 22 vjeçe po hynte në shtëpi të shtunën në mbrëmje, kur vrasësi ka ndaluar pranë makinës së saj dhe ka qëlluar tetë herë me pistoletë duke goditur edhe fëmijën.

Shefi i Policisë së Chicagos, Fred Waller, në një deklaratë për shtyp ka theksuar se prej kohësh kanë qenë të shpeshta sulme të tilla me armë zjarri, pikërisht në zonën ku u vra fëmija dhe u plagos nëna e tij.

“Akte të tilla tashmë janë bërë tmerrësisht të shpeshta. Edhe për sa kohë do ta durojmë një situatë të tillë?

Ngjarja e rëndë në Chicago ka ndodhur saktësisht 1 javë pas vrasjes së Mekhi James, një djalë 3 vjeçar, i vrarë në rrethana të ngjashme teksa udhëtonte në makinë me babain e tij në zonën veriore të qytetit.

“Ne do të vendosim përpara drejtësisë autorin e vrasjes së fëmijës tre vjeç dhe autorin e vrasjes së vogëlushit 1 vjeçar, sikur të jetë gjëja e fundit që do të bëjmë në këtë jetë”, tha Waller.

Policia e Chicagos tashmë ka arrestuar disa të dyshuar, por ende nuk është treguar numri i tyre, pasi hetimet janë në proçedim e sipër./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!