Shkëmbim të burgosurish me Rusinë, Zelensky: 49 persona janë rikthyer në shtëpinë e tyre

schedule14:56 - 13 Shtator, 2024

schedule 14:56 - 13 Shtator, 2024

Volodymyr Zelenskiy njoftoi sot se Ukraina ka siguruar lirimin e 49 personave nga robëria ruse në shkëmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe, tha një zëdhënës i agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës.

“Një tjetër kthim i popullit tone, diçka që ne gjithmonë presim dhe punojmë pa u lodhur për ta arritur. Ne duhet të sjellim në shtëpi secilin nga njerëzit tanë, si ushtarakë ashtu edhe civilë,” tha Zelensky, duke njoftuar shkëmbimin e 56-të të tillë me Rusinë.

Shefi i tij i shtabit, Andriy Yermak, tha se ukrainasit që ishin liruar përfshinin shtatë civilë së bashku me personelin e forcave të armatosura, gardës kombëtare, policisë dhe shërbimit të rojes kufitare.

Ukraina nuk tha se sa rusë ishin liruar. Moska ende nuk ka komentuar mbi shkëmbimin.

/abcnews.al