Shefja e Huawei-it është liruar pas gati 3 vitesh. Në përgjigje të vendimit të marrë nga Kanadaja, Kina ka liruar dy shtetas kanadezë, sipas një njoftimi të kryeministrit Justin Trudeau.
Michael Spavor dhe Michael Kovrig u akuzuan për spiunazh në vitin 2018, menjëherë pasi policia kanadeze arrestoi shefen e teknologjisë së lartë kineze. Shefja e Huawei, Meng Wanzhou, u largua nga Kanadaja të premten pas një marrëveshje me prokurorët amerikanë.
Rikujtojmë se arrestimet kanë shkaktuar tensione diplomatike me vite. Të dy burrat u gjykuan dhe u dënuan për spiunazh. Spavor u dënua me 11 vite burgim, kurse Kovrig ishte në pritje të dënimit. SHBA-ja hoqi akuzat ndaj Meng pas vendimit të një gjykate të New York. /abcnews.al