Shkëmbimet e lojtarëve mund të kthehen në modë këtë periudhë, pasi klubet e futbollit po përballen me një krizë financiare prej pandemisë së COVID-19. Juventusi është një nga klubet që do e ndjekë modën e re dhe objektivi i parë është mesfushori Jorginho.
Trajneri Maurizio Sarri e njeh futbollistin në fjalë, pasi Chelsea pagoi 57 milion euro t’ia transferonte në Londër. Tani e do në Torino dhe bardhezinjtë duhet të paguajnë 40 milion euro për kartonin e tij. Kjo është shumë që kërkojnë “Blutë e Londrës”, por klubi italian mendon ndryshe.
Ata janë gati të japin në këmbim mesfushorin Federicho Bernardeschi, për të cilin Juventusi ka paguar 40 milion euro para tre vitesh, kur e bleu nga Fiorentina. Italiani është 26 vjeç dhe mund të luajë në disa pozicione të mesfushës. Ditët në vijim, sikurse raportojnë mediat në Itali, pritet që të ketë edhe bisedime konkrete. /abcnews.al