Shkëmbim i bujshëm: Akord mes Juves e Barcelonës, bardhezinjtë nuk kursehen

schedule17:57 - 17 Maj, 2020

schedule 17:57 - 17 Maj, 2020

Juventusi dhe Barcelona janë shumë afër zyrtarizimit të një operacioni të madh merkato. Dy klubet kanë arritur akordin paraprak dhe Diario Sport zbulon aktorët e përfshirë.

Nelson Semedo do të kalojë në Serie A te kampionët e Italisë, ndërsa në Spanjë do të transferohen Miralem Pjanic, Mattia De Sciglio dhe 25 milion euro. Lojtari i kombëtares portugeze do të “blindojë” krahun e djathtë të mbrojtjes së skuadrës së Sarrit.

Ai ka pranuar kalimin te bardhezinjtë, teksa katalanasit do të përfitojnë dy lojtarë dhe 25 milion euro, shumë e nevojshme për sulmin final ndaj Lautaro Martinez të Interit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!