Shkëmbi: U dorëzuam shpejt, Dinamo nuk tregoi karakter! Pa të turpërohesh

schedule16:11 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 16:11 - 3 Dhjetor, 2021

Bledi Shkëmbi, trajneri i Dinamos, pas ndeshjes me Laccin foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport deklaroi: “Mendoj se Dinamo nuk tregoi karakter. Është e vërtetë që pas 1-0 patëm mundësi të barazonim, në momentin kur po bënim trysni të porta kundërshtare, u goditëm me golin e dytë. Pastaj ishte si fotokopje e ndeshjes me Tiranën, ekipi nuk tregoi karakter dhe tregoi që dorëzohemi shpejt. Ky ishte problemi”.

“Nuk jam nga ata që mund të flas për futbollistët, por sot është e qartë që golin e parë e dhuruam dhe nëse nuk ke karakter të luftosh nga sulmuesi te lojtari i fundit, është e vështirë. Nëse nuk bëjnë të gjithë 100% punën e tyre, atëherë do të kemi probleme siç e treguam sot”.

“Kjo në këtë moment zgjidhet duke marrë përgjegjësinë e duke qenë të përgjegjshëm të gjithë. Të paktën sot duhet të kërkojmë falje klubit, presidentit e tifozëve se ishte e turpshme. Nëse secili merr përgjegjësitë e duhura…”.

“Nëse në ndeshje japim sa stërvitemi çdo ditë, mendoj se nuk do të ishin e nuk do të jenë këto rezultate. Karakterin ose e ke, ose jo, por në futboll duhet ta kesh se ndryshe turpërohesh ashtu siç ndodhi sot”.

“Ndeshjet janë afër, ngelet të merremi me gabimet e sotme. Në ndeshjen e ardhshme është ndaj Teutës, kalendari sa vjen e vështirësohet, por e them që nëse nuk ndryshojmë karakterin, do të kemi probleme. Por jam me shpresë që kemi karakterin e duhur që ta kuptojmë që duhet të ndryshojmë”.

“Ndoshta ka lojtarë që akoma nuk e kuptojnë se çfarë kërkon ky klub e për çfarë është investuar. Por mendoj që në momente, humbëm në momentin e mirë. Pas pësimit të golit të parë për disa minuta arritëm të riktheheshim, pas të dytit u duk një dorëzim i të gjithë lojtarëve, nuk dua të veçoj asnjë, por i gjithë ekipi u dorëzua”, tha Shkëmbi. / abcnews.al